S’është e lehtë të bëhesh dhe të mbetesh burrë shteti në këtë vend. Duhet të jesh qenie me shumë koka, nga një kokë duhet patur për secilin prej fqinjëve. Por na është dashur së paku edhe një kokë tjetër, një qafë tjetër, edhe më e lartë, për të këmbyer shenja e mesazhe me të mëdhenjtë e kohëve, larg… Mbase ka ca fatalitet në këto histori ballkonesh të pasmë të Europës, por si s’doli dikush, xhanëm, qoftë edhe një i vetëm, në momentin e betimit, me dorën në flamur, t’u kërkonte të dërguarve të botës ta lejonin të betohej në emër të … popullit të tij?